Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë – Poezi nga Rexhep Hoxha

0
568

Diell mos pafsha me sy

n’luajsha me ty,

Kosovë,

tokë trëndafilash,

ti lindja ime dhe varri,

ti dorë martine,

shqipe me krahë zjarri,

ti besë e përjetësuar,

që vdes vetëm atëherë

kur dielli

për herë të fundit perëndon,

kur jeta shkon,

s’ka njerëz,

kur s’ka stinë,

s’ka lule,

s’ka pranverë /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu