Surprizë e Fuqishme – Poezi nga Goethe

0
142

 Shperthen me vrull qe lart permbi gremine

Dhe shikon drejt detit lumi i shkumezuar

E kqyrin brigjet duke u pasqyruar

Po ai s’ndal e zbret neper lugine

 

Veç ne nje çast demonerisht rrezohet

E ndjekin mal e pyll me votromete*

Dhe mbushet oreçast me gezim jete

Duke e shtrenguar lumin te ngushtohet

 

Shkon vala praptas, ngrihet qe nga shtrati

Dhe e fryre, e eger, gumezhin perpjete

Iu ndal drejtimi e s’vete dot tek ati

 

Ajo ben pellg, ben nje liqen te qete

Ia ndritin fundin yjet plot hare

Ndaj rreh me vrull mbi shkemb nje jete e re./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu