Nga kush e trashëgojnë intelegjencën fëmijët?

0
1710

Prindërit e kanë zakon të bëjnë shaka duke pretenduar se të gjitha aspektet positive të fëmijëve vijnë mu nga ata, pavarësisht nëse flitet për mencurinë, pamjen, shkathtësitë sportive apo ato artistike.

Megjithatë, gjenet e nënës përcaktojnë se sa të mençur do të jenë fëmijët e saj, thonë hulumtuesit.

Gratë kanë më shumë gjasa që të transmetojnë gjene të inteligjencës tek fëmijët e tyre për shkak se kanë kromozomin X dhe gratë kanë dy nga këto, ndërsa burrat kanë vetëm një.

Shkencëtarët besojnë se gjenet për funksione të avancuara njohëse që trashëgohen nga babai mund të deaktivizohen automatikisht.

Një kategori gjenesh e njohur si “gjenet e kushtëzuara” mendohet se funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nëna në disa raste dhe nga babai në disa raste të tjera.

Një studim i Repartit për hulumtime mjekësore, veprimatari shoqërore e shëndetësore në Glasgoë, ka ardhur në përfundim se fëmijët kanë tendencë që me intelegjencë të jenë të ngjashëm me nënat.

Ekziston një arsye shkencore pse fëmijët e trashëgojnë intelegjencën nga nënat e tyre.

Por, shkaku kryesor është tek kromozomi X  i cili është përgjegjës për transferimin e intelegjencës. Ku gratë posedojnë dy nga këto kromozome, ndërsa burrat vetëm një.

Reparti për hulumtime mjekësore ka intervistuar fëmijët e secilës nënë të moshës 14-22 vjece, duke marrë parasysh fakte të ndryshme krahas arsimimit dhe statusit shoqëror  e ekonomik. Ku zbuluan se treguesi më i mirë  i intelegjencës janë nënat e tyre. IQ-të e njerëzve të rinj me moshë ishin për 15 pikë të ndryshme prej IQ-ve të nënave. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu