Medalje Presidenciale e Meritave për koleksionisten e veprave për Skënderbeun

0
117

Koleksionistja nga Londra, Patricia Nugee e cila po qëndron në Kosovë, është takuar me krerët e shtetit të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Nugee, që është koleksioniste e veprave të heroit kombëtar, Skënderbeut, u vlerësua për kontributin e dhënë në përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

Koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun, Patricia Nugee, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Që rreth 40 vjet, koleksionistja Patricia Nugee grumbullon libra të rrallë për heroin tonë kombëtar dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike”, ka thënë presidenti Thaci.

Bashkë me një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria, Nugee u takua edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për t’iu falënderuar për punën e veçantë që keni bërë në portretizimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përmes veprave që keni shkruar dhe keni koleksionuar. Puna juaj është nder i madh për shqiptarët”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Nugee ka mbledhur 37 libra kushtuar Skënderbeut, përgjatë periudhave të ndryshme nga vende të ndryshme të Evropës.

Koleksionistja Nugee që për dy ditë me radhë e pati ekspozitën e hapur në Prishtinë, falënderoi shtetin e Kosovës./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu