Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë

0
1578

Në shkretëtirën e Arabisë ngritet struktura më e lartë e ndërtuar ndonjëherë nga njeriu. Një qytet i ngritur në qiell, një strukturë inxhinierike që ngritet në një lartësi prej 828 metra. Kjo është ndërtesa më e lartë në botë e ndërtuar në Dubai.

Ndërtimi i rrokaqiellit filloi në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbën një sfidë në vete për inxhinierinë ekstreme.

Një sfidë mjaft e madhe në projektimit dhe të ndërtimit të saj.

Një ndërtim i tillë përbënë në vete teknologji inovative, mendje kreative dhe një ekip të arkitektëve dhe inxhinierëve të guximshëm që besuan në ndërtimin e një gjiganti të tillë.

Historia na ka mësuar që arkitektët çdo herë kane pasur dëshirën të ndërtojnë ndërtesa më të larta, deri te ajo që sot quhet “më e larta në botë”.

Dubai karakterizohet si qyteti i vetëm në botë që u zhvillua për një periudhë shumë të shpejtë. Një armatë e tërë e ndërtimit e transformoj Dubain në qendër të vëmendjes së tërë botës.

Në fluksin e madh të zhvillimit dhe ndërtimit të Dubait, vend qendror zë Rrokaqielli më i lartë në botë, Burj Dubai.

Në shekullin e XIX u ndërtua ndërtesa Equitable life building prej 43 metra lartësi që karakterizohet si rrokaqielli i parë në të cilin u vendos ashensori.

Ndërtimi i Rrokaqiejve ishte i destinuar kryesisht për afarizëm dhe me që shkallët ishin të errëta dhe për klientët ishte e shumë e mundimshme ngjitja në katet e sipërme. Kjo përbënte një sfidë dhe njëkohësisht nxori në pah një defekt tek këto objekte, pasi që askush nuk dëshironte të merrte në pronësi hapësirat më lartë se kati 4-5.

Shpikja e Ashensorit e zgjidhë problemin e ngjitjes në lartësi, edhe pse versionet e para kishin disa defekte mekanike, ku mbaheshin nga një litar që në rast të shkëputjes përbënte rrezik të madh për personat që ndodheshin në të, me kohë u zhvilluan modele të avancuara dhe ky defekt u mënjanua.

Burj Dubai konceptin e ngjitjes në katet e larta e dërgoi në ekstrem. Ashensorët duhet të arrijnë në mbi 160 kate.

Burj Dubai ka hapësirë për akomodimin e më shumë se 35 000 njerëzve, që mund të krahasohet ne një qytet të vogël, të ndërtuar në lartësi./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu