Dita Botërore e Ushqimit shënohet edhe në Prishtinë

0
356

Mbi 150 vende në botë kanë shënuar sot Ditën Botërore të Ushqimit, në mesin e tyre është  edhe Kosova.

Në shkollën fillore të mesme të ulët” Naim Frashëri”, nxënësit e shkollës kanë përgatitur ushqime të shtëpisë të cilat i kanë  shitur.

Ku me të hollat e mbledhura,  planifikojnë të investojnë në inventarin e shkollës.

Ky  aktivitet  u organizua nga nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit,  me qëllim të vetëdijesimit për mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.

Në oborrin e shkollës ishin vendosur ushqime të ndryshme të përgatitura nga pikërisht nxënësit, ku çmimet ishin shumë të ulëta.

Shkolla e mesme e ulët, “Naim Frashëri” në Prishtinë, përveç shitjes së ushqimeve të përgatitura nga nxënësit me qëllim të vetëdijesimit për ushqim, kishin  përgatitur edhe një broshurë me moton “Ushqimi i Shëndetshëm, jetë e shëndetshme”.

Ndryshe, Dita e Botërore e Ushqimit organizohet që prej 1981 dhe synon të vetëdijësoj qytetarët  mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu