Disa arsye pse duhet të vizitoni Slloveninë

0
347

 Sllovenia, në qendër të Evropës dhe veri-lindje të Adriatikut, shtrihet drejt alpeve dhe ndan kufijtë me Italinë, Austrinë, Hungarinë e Kroacinë.

Dikur pjesë e Perandorisë Austrohungareze, Sllovenia është future nën sundimin komunist si pjesë e Jugosllovisë, gjatë luftës së Dytë Botërore. Më 1990 aty janë zhvilluar zgjedhjet demokratike dhe një vit më vonë ajo ka shpallur pavarësinë. Sot, Sllovenia është anëtare NATO-s dhe nënshkruese e Shengenit. Vendi ka ekonomi të suksesshme dhe prodhon pjesë veturash, kimikate, elektronike, pajisje elektrike, prodhime metali, tekstil e mobilie. Ljubjana-kryeqyteti, është edhe qyteti më I mad në Slloveni, më 270,000 banorë.

 

Në Slloveni…

  • Gjuha sllovene ka më shumë dialekte për kokë banori se cdo gjuhë tjetër në botë.
  • Një hardhi rrushi 400 vjeçare në Maribor thuhet se është më e vjetra në botë.
  • Në ballot e maturës, nxënësit vallëzojnë “cetvorka ples” apo vallëzim në katërsh, një vallëzim shumë i vjetër.
  • Në dasmat në afërsi të liqenit Bled dhëndri duhet ta bartë nusen e të ngjitet në 99 shkallë të kishës.

Fakte rreth Sllovenisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka-Republikë
  • Ka 2 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Lubjana është kryeqytet
  • Sllovenishtja është gjuhë zyrtare
  • “Zdravo” është përshëndetje tipike

Ljubjana…

Qendër e rëndësishme e komunikacionit rrugor e hekurudhor, Ljubjana është themeluar nga romakët në afërsi të një kryqëzimi lumenjsh dhe gjurmë të romakëve mund të gjenden edhe sot. Pjesa më e madhe e ndërtesave   dhe e urave të bukura të Ljubjanës janë dizajnuar nga arkitekti slloven, Jozhe Plecnik, i cili ka rregulluar edhe shëtitoret në brigje të lumit dhe mbolli fidanë lisash. Ka shumë kafene e restorante të popullarizuara për qytetarët dhe studentët, të cilët janë jo me pak se 50,000 sosh.

Malet dhe shpellat…

Sllovenia ka male, bregdet, ishuj, rrafshina, gryka lumenjsh dhe shpella. Pyjet e pashkelura përbëjne 56 për qind të vendit dhe ka shumë legjenda të vjetra për arinj e ujq.

Parku kombëtar i Trigllavit është pjesë e alpeve Juliane dhe aty ndodhesh pjesa më e madhe e 400 maleve sllovene me lartësi më të larta se 2,000 metra. Lloje të caktuara kafshësh e shpezësh janë të mbrojtura dhe është pjesë e “Njeriut dhe biosferës” së UNESCO-s. Rrafshnalta Karstike është vend i shpellave gëlqerore dhe grykave të lumenjve të formësuar miliona vjet më parë. Shpellat Shkocjan kanë një kanjon nëntokësor të gjatë 1,4000 kilometra dhe 150 metra të thellë, të formësuar nga lumi Reka.

Kë e njihni?

Disa nga sllovenët ë famshëm janë: Janez Augustin Pahar që shpiku fotografinë në xham, Peter Florjanciq, shpikësit të pulverizmit të parfumit dhe Franc Preshern, që konsiderohet poeti më I madh slloven, Franc Rode ishite një nga katër inxhinierët që zhvilluan kalkulatorin e xhepit H.P, Juri Bradac është aktor hollivudian dhe njihet për aktrimin e tij në spoet e Lady Gagas.

A keni uri?

Ushimi slloven ka marrë më të mirat nga kuzhinat e fqinjëve. Gullashi, suxhuku I Kranjit, pastat ravioli dhe shniclla vjeneze janë të njohura. Potica, ëmbëlsirë e mbështjellur nga petë brum që shërbehet për kremte.

BE dhe biodiversiteti…

Biodiversitetet do të thotë shumëllojshmëri e jetës në tokë, që na duhet për ushqim, energji, lëndë të parë, ajër e ujë. Me një në katër specie të rrezikuar, BE-ja dëshiron të mbrojë biodiversitetin dhe të parandalojë humbjet deri më 2020. Gjatë 25 vjetëve të fundit , BE-ja ka ndërtuar një rrjet të 26,000 rajoneve të mbrojtur, apo 18 për qind të tokës në BE, që është edhe rrjeti më i madh i rajoneve të mbrojtura në tokë.

  • BE-ja synon që të mbrojë biodiversitetin duke:
  • Imponuar dhe fuqizuar rregulla për mbrojtjen e mjedisit;
  • Mbrojtur ekosistemet;
  • Duke e bërë bujqësinë e pylltarinë më të qëndrueshme;
  • Duke përmirësuar menaxhimin e rezervave të peshkut;
  • Parandaluar invadimet nga specie e huaja bimësh, apo kafshësh;
  • Dhe rritur kontributin e BE-së për përmirësimin e biodiversitetit.

Natura 2000 është rrjet i rezervatave natyrore të BE-së ku specie dhe habitatet e rrezikuara mbrohen dhe konservohen.

  • Nën direktiva të Habitatit, janë krijuar rajone të vecanta të konservimit për të mbrojtur rreth 1,000 specie kafshësh e bimësh se 200 lloje vendbanimesh, si mocale, pyje e kullota.
  • Me Direktivën e zogjve, janë krijuar rajone të vecanta të mbrojtura për të mbrojtje të zogjve të egër në BE. BE-ja e ka të qartë se për shkak të migrimit , shpezët e egra janë trashigimi e përbashkët dhe vendet duhet të bashkëpunojnë për t’I mbrojtur. Nuk duhet të shkatërroni cerdhet e t’I merrni vezët. Sllovenia ka 286 vende të “ Natura 2000”, që shtrihen në 36 për qind të territorit të vendit, më shumë së cdo vend i BE-së. /Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu