Ansambli “Shota” sjell “Skënderbeun” në shesh

0
427

Me rastin e 550 –vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut, Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, ka parakaluar në sheshin e Prishtinës.

Më pas ata janë ndalur pranë shtatorës së heroit. Ku aty kanë performuar valle të ndryshme duke pasqyruar historinë  dhe traditat shqiptare.

Ky organizim, ka ngjallur interesim për qytetarët, ku kalimtarët e rastit, përcollen nga afër pikat artistike të shfaqura nga ky ansambël.

Ani pse ishte paralajmëruar që do të marrë pjesë, kryeministri Ramush Haradinaj, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kujtojmë se viti 2018 është shpallur përvjetor  jubilar kushtuar heroit të lavdishëm Gjergj Kastriotit Skënderbeut me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së tij./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu