Deri në fundjavë mot me diell

0
96

Në vendin tonë po vazhdon të mbajë mot stabil dhe me diell.

Mot i ngrohtë pritet të mbajë edhe në ditët në vijim. Por, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës temperaturat pritet të ndryshojnë ku parashihen edhe reshje shiu.

Në Kosovë nesër do të mbretërojë mot i ngrohtë me vranësira të herë pas hershme. Gjithashtu, të mërkurën do të kemi mot kryesisht me diell.

Të enjten do të kemi mot të mirë deri në mbrëmje kur pritet që vranësirat të shtohen.

Ndërsa të premten do të kemi mot pjesërisht të vranët.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, minimalet që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 22C deri në 23C. Do të fyejë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s..

Ndërsa shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale/OxygenPress.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu