Njihuni me tokën e të arratisurve

0
814

Është territori i tyre. Në atë vend ata janë të lirë, dhe jetojnë në harmoni të plotë me njëri tjetrin.

Është kjo “Toka e të arratisurve”, një parajsë e vërtetë për ata që duan qentë.

Imagjinoni një vend ku dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit, temperatura mesatare vjetore është 20 gradë celsius, në një fushë të gjelbëruar me më shumë se 900 qenë të llojeve të ndryshme.

Besojeni apo jo, ky vend ekziston pikërisht në Kosta Rika!

“Land of strays” apo ndryshe “Toka e të arratisurve” është një organizatë vullnetare e financuar privatisht në Kosta Rika.

Dhe çdo qen në këtë territor mund të bëhet i juaji.

Po pra, të gjithë qentë në këtë territor janë në dispozicion për adoptim.

Secili ka emër, të cilin i’a caktojnë në bazë të racës dhe karakteristikave personale.

Ka lloje të ndryshme të racave, të pastra e të përziera.

Të gjithë qentë vlerësohen për tiparet e tyre unike, dhe me këtë drejtuesit e kësaj qendre po tentojnë të rrëzojnë stereotipet se vetëm qentë e racës së pastër duhet të vlerësohen.

Ekspertët besojnë se përzierja është një gjë shumë pozitive, duke I ndihmuar këta qenë të veçantë që të gjejnë një shtëpi.

“Territori” u bë i famshëm pas një reklame televizive në një televizion të Kosta Rikës, ku shihen artistë të ndryshëm duke shpjeguar për rëndësinë e këtyre qenve.

U shpërnda në mënyrë marramendëse edhe në rrjetet sociale, ku të gjithë u informuan.

Kur një adoptues i mundshëm është i interesuar të shpëtojë një qen, ata nuk janë të detyruar të shkojnë personalisht për të bërë zgjedhjen e tyre.

Secili që ka dëshirë të adoptoj mund të kërkoj qenin e tij të preferuar përmend mijëra fotove të publikuara online.

Mirëpo, kushdo që dëshiron është i mirëpritur të shkoj në pronën e mrekullueshme dhe t’i takojë qentë personalisht!

Mundësia për të bashkëvepruar me qentë në një mjedis të hapur dhe pa stres, lejon që adoptuesit të njihen me të vërtetë dhe të krijojnë marëdhënie  me qentë.

Vullnetarët trajnojnë qentë në nivele bazë, kushdo që ka dëshirë mund të bashkëngjitet dhe të jap kontributin e tij.

Qentë e shijojnë pa masë territorin e tyre dhe praninë e njëri tjetrit, ata kanë qasje në një ambient modern ku përfshinë shtratet e secilit, vendet për t’u pastruar dhe vendet për t’u ushqyer.

Burimet me ujë janë të vendosura në shumë pika të territorit, në mënyrë që qentë të jenë të hidratuar gjatë tërë kohës./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu