Antioksidanti kuercetinë, përfitimet e saj të provuara shkencërisht

0
235

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë e bën një “super-ushqim”? Apo se çfarë kanë të përbashkët super-ushqimet apo super-pijet si vera e kuqe, çaji jeshil, lakra kaçurrele dhe boronica? Përgjigja është kuercetina, një përbërës natyror që na jep atë që kërkojmë të gjithë: jetëgjatësi, shëndetin e zemrës, fuqi, sistem të fortë imunitar etj.

Studimet tregojnë se kuercetina ka veçori anti-kancer dhe nëse bashkohet me bromelainën, një enzimë anti-inflamatore bën çudira.

Çfarë është Kuercetina?

Kuercetina është një lloj flavonoidi që gjendet tek ushqimet bimore, përfshi perimet e gjelbra, domatet dhe brokolin.

Konsideruar si një nga antioksidantët më të fuqishëm në dietën e njeriut, kuercetina luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër radikaleve të lira, efektit të plakjes dhe inflamacionit.

Si funksionon kuercetina dhe çfarë sasie na nevojitet?

Studimet kanë treguar se ushqimet anti-inflamatore që përmbajnë kuercetinë mund të ndihmojnë kundër një sërë problemesh shëndetësore përfshi sëmundjet kardiovaskulare dhe të enëve të gjakut, alergjitë, infeksionet, lodhjen e vazhdueshme, artritin etj. Po sa na vlejnë flavonoidet?

E thënë thjesht, ushqimet me nivel të lartë antioksidantësh vrasin radikalet e lira apo shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Kuercetina si një flavonoid i fuqishëm në dietën tonë vonon procesin e plakjes duke lehtësuar efektet negative të stresit oksidativ në organizëm, i cili ndodh tek të gjithë, por që shtohet nga dieta e varfër, niveli i lartë i stresit, gjumi jo i mirë dhe ekspozimi ndaj toksinave.

Kuercetina luan rol në rregullimin e përgjigjes së sistemit imunitar ndaj faktorëve të jashtëm përmes enzimave dhe proteinave që shërbejnë për funksionimin e duhur qelizor.

Nuk ekziston një dozë e posaçme ditore për kuercetinën, por kjo varet nga problemet me shëndetin. Është vlerësuar se shumica e njerëzve marrin nga 5- 40 miligramë në ditë nga konsumi i ushqimeve.

Përfitimet e kuercetinës…

  1. Redukton inflamacionin

Kuercetina mund të ndihmojë në frenimin e dëmtimit të pjesëve të trupit të shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat ndikojnë negativisht në punën e qelizave— përfshi dëmtimin e membranave qelizore, ndryshimin e mënyrës se si punon ADN-ja etj.

Studimet e fundit tregojnë se inflamacioni është rrënja e të gjitha sëmundjeve, përfshi sëmundjet e zemrës, kancerin, çrregullimet mendore dhe sëmundjet autoimmune. Kuercetina lufton problemet që shkaktohen nga inflamacioni, përfshi-

Arteriosklerozën, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, diabetin, problemet me sytë, kataraktet, alergjitë, astmën, ulçerën e stomakut, infeksionet virale, inflamimin e prostates, problem me ovaret dhe fshikëzën e urines, probleme me lëkurën etj

  1. Lufton alergjitë

Kuercetina është një anti-inflamator natyral që ndihmon në alergjitë sezonale, ushqimore, astmën, dhe problemet me lëkurën. Histaminat janë substanca që çlirohen kur sistemi imunitar kap një alergji ose ndjesmëri dhe më pas shfaqen simptomat kur trupi reagon ndaj alergjentëve.

Kuercetina ndihmon në stabilizimin e çlirimit të histamines nga disa qeliza imunitare, që rezulton në pakësimin e simptomave si kollë, sy me lot, sekrecione nga hundët, ethe në buzë, problem me tretjen etj. Në fakt, është aq efektive sa janë përdorur formulat e lashta bimore të Kinës për të frenuar alergjitë ndaj disa ushqimeve përfshi kikirikët. Studimet kanë treguar se kuercetina, një element natyror lufton disa alergji njësoj si ilaç-et, por pa shkaktuar efekte anësore.

  1. Mbështet shëndetin e zemrës

Falë aftësisë së saj për të pakësuar inflamacionin dhe stresin oksidativ, kuercetina u vlen njerëzve që vuajnë nga problemet me zemrën dhe venat. Për shembull, konsumi i një sasie të konsiderueshme të frutave dhe perimeve me ngjyrë të thellë që përmbajnë flavonoide lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare e madje të vdekjeve tek të rriturit.

Studimet tek kafshët dhe tek disa njerëz kanë treguar se lloje të ndryshme flavonoidësh (kuercetina, resveratroli dhe katekina) mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të arteriosklerozës, një sëmundje e rrezikshme që shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Në se arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të të shpien deri në vdekje.

Antioksidantët e ndihmojnë trupin kundër rritjes së kolesterolit LDL “të keq” si dhe ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut. Disa studime kanë treguar se kuercetina pakëson konsiderueshëm shanset për hipertension. Në fakt, nëse keni dëgjuar që vera e kuqe i bën mirë zemrës kjo vjen për shkak të sasisë së kuercetinës në të.

  1. Ndihmon në largimin e dhimbjes

Nëse merrni kuercetinë mund të reduktoni dhimbjet e mesit artritin, infeksionet e prostates dhe të traktit të frymëmarrjes. Kjo pasi kuercetina redukton dhimbjen inflamatore. Ka disa pacientë që pasi pinë suplementekuercetinë dhe që vuanin nga dhimbje apo infeksion të fshikëzës së urinës (ndjenjë e madhe për të urinuar, djegie apo fryrje) patën më pak simptoma.

Flavonoidet janë të lidhura gjithashtu në reduktimin e simptomave të prostatitis (apo inflamacionit të prostatës) dhe të artritit reumatoid. Ka dëshmi se kur pacientët me artrit rheumatoid heqin dorë nga “dieta tipike perëndimore” drejt një regjimi ushqimor me nivel të lartë antioksidantësh (si mana, fruta, perime, arra, fara), përjetojnë më pak dhimbje, duke e bërë kuercetinën një trajtim natyror për artritin.

  1. Mbron lëkurën

Kuercetina ndihmon kundër çrregullimeve si dermatitis. Sipas studimeve vetitë antioksidante dhe anti-inflamatore janë mënyra natyrale për të luftuar sëmundjet alergjike dhe inflamatore.

  1. Mbron shëndetin e mëlçisë

Ka shumë studime që dëshmojnë se kuercetina i sjell disa përfitime mëlçisë.

Për shembull, studimet nga Instituti i Zhvillimit të Mjekësisë Bimore në Akademinë e Shkencave Mjekësore të Pekinit kanë arritur në përfundimin se tek minjët, “kuercetina shfaqi ndikim hepatombrojtës ndaj dëmtimit të mëlçisë nga alkooli, duke shtuar veprimtarinë e enzimës që metabolizonetanolin, duke shtuar veprimtaritë e sistemit antioksidativ kundër stresit oksidativ etj.

Burimet më të mira natyrore të kuercetinës.

Vera e kuqe, boronica, mollët, qepa e kuqe dhe çaji jeshil janë burimet më të mira të kuercetinës.Gjithashtu, specat, domatet, lakra, brokoli, spinaqi, lakra kaçurrele, lakra kineze bokchoy, qitrot, kakao, shpargu, vaji i ullirit, groshët etj., përmbajnë kuercetinë./CMI/OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here