“Profesionisti Shëndetësor” për herë të parë në Kosovë

0
166

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë për herë të parë organizon Konferencën Ndërkombëtare ”Profesionisti shëndetësor, Pacienti dhe të drejtat e tyre”. Ngjarja mbahet nesër në Prishtinë, ku për qëllim të mbledh të gjithë ata që punojnë në përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor. Bashkë, ata do të ndajnë përvojat e tyre duke ofruar shembuj që nxisin partneritetin midis pacientëve, familjeve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor, gjithashtu kërkuesve dhe krijuesve të politikave. Konferenca e Parë Ndërkombëtare “Profesionisti Shëndetësor, Pacienti dhe të Drejtat e Tyre” po organizohet për herë të parë në Prishtinë. Prezantues nga Aleanca Botërore e Organizatave të Pacientëve, Shoqata Botërore e Ligjeve Mjekësore, Shoqata e Mjekëve Amerikan, Forumi Evropian i Pacientëve, Avokati i Popullit të Kosovës, Përfaqësues të Stafit Mjekësorë si dhe emra të tjerë eminent ndërkombëtar dhe vendor, do të jenë pjesë e ngjarjes. Kjo konferencë konsiderohet mundësi ideale për të kuptuar se cilat janë trendet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve në një marrëdhënie profesionist shëndetësor – pacient, dhe për të mësuar se si të menaxhohet me pakënaqësitë e tyre. Organizimi ka për qëllim të sjell praktika më të mira ndërkombëtare të marrëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient që do të ndikojnë në përmirësimin e raporteve dhe komunikimit mes tyre, dhe të rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here