Njihuni me balerinën 77 vjeçare

0
163

Suzane Poole është 77 vjeçare, por kjo nuk i pengon që të përkushtohet ndaj pasionit të saj.

Rrudhat në fytyrën e saj tregojnë për vitet plot përkushtim e dashuri ndaj baletit.

Baleti është e tërë jeta dhe dashuria e saj thotë ajo.

Suzane Poole  u morr me balet  që nga mosha 7 vjeçare.

Edhe pse disiplina e baletit njihet si periudhë afatshkurtër, Poole i rrëzoj të gjitha statistikat duke u bërë balerinë profesionale me 7 dekada eksperiencë.

Ajo la pas një karrierë rigoroze, një fushë që kërkon përkushtim dhe mund, mirëpo edhe pse vitet kalojnë ajo ende performon duke u bërë inspirim për njerëzit.

Poole filloi të kërcejë në moshën 7-vjeçare, dhe që nga mosha 11 vjeçare,  ajo performonte në Kanada.

Mësoi t’i vlerësonte artet në një moshë shumë të re duke i’u falënderuar prindërve të saj të cilët e përkrahën gjithmonë.

Përveç baletit, muzika e ka mbajtur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e Poole.

“Më pëlqen vetëm muzika klasike. Unë e dua këtë lloj muzike. Kohët e fundit kam krijuar një koreografi për veten time nën tingujt e “Koncertit Nr. 2 të Vietnamit nga Beethoven”, muzikë e cila normalisht nuk bën për balet mirëpo unë e kam përshtatur” –tha Poole.

Suzane Poole ka shëtitur botën me performancat e saj. Sipas saj baleti është më shumë se vetëm një vallëzim, ajo dëshiron ta transmetoj këtë gjë tek gjeneratat e reja, edhe pse atyre mund t’u duket si një përvojë afatshkurtër, baleti mëson si t’i respektosh dhe duash të tjerët.

Karriera e saj profesionale filloi nën drejtimin e Celia Franca dhe Betty Oliphant në opera, balet, radio, pantomimë dhe film.

Ajo vazhdoi të vallëzonte në Baletin e Hjustonit si solise për 10 vjet para se ajo të ndihmonte Mathilde Kchessinskanë të ushtrojë fëmijët e moshave 8-11 në Akademinë e Baletit në Houston.

Pas tetë vjetësh, ajo u kthye në Angli dhe mori pjesë në klasa profesionale të baletit në Londër, ndërkohë që vazhdoi të vallëzonte në mënyrë profesionale.

Së fundi, ajo u transferua në Afrikën e Jugut për të ligjëruar pedagogjinë muzikore në Universitetin e Cape Town.

Sot, Poole është një mësuese vallëzimi dhe koreografe në Akademinë e baletit në Dallas.

Nxënësit e saj variojnë nga moshat 3 deri në 63 vjeç.

Përveç kësaj, ajo vallëzon falas çdo gjashtë javë në shtëpi pleqsh ose shkolla me studentët e saj të baletit.

“Fakti që unë jam plakur dhe shumë prej audiencës janë shumë më të rinj se unë, më bën të mendoj se unë i inkurajoj ata të bëjnë ushtrime,” tha Poole.

Edhe pse është shumë e angazhuar, ajo ende gjen kohë për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme ku japin shfaqje së bashku me partnerin e saj të vallëzimit Daniel de Cordoba.

Pas vallëzimit për shtatë dekada me radhë, ajo ende e do sfidën që baleti vazhdimisht i jep asaj.

“Më pëlqen shumë, sepse gjithmonë ka diçka të re për të mësuar, është sfida dhe disiplina”- shprehet ajo.

Poole nuk mund të konsiderohet si një nga balerinët më të mira të kohës së saj, por pas gjithë këtyre viteve ajo ende vazhdon ta jap maksimumin e saj.

Ndoshta gjëja më frymëzuese për Poole është gjendja e saj shëndetësore shumë e mirë dhe përkushtimi i saj për të kërcyer.

Ju do të mendoni se dikush në moshën 77-vjeçare ndoshta do të kishte dhimbje, madje dhimbje shumë të mëdha për të kërcyer si Poole, por ajo është një argument i gjallë për faktin se pasioni është një fuqi që nuk mund të preket.

Ky fakt inkurajon edhe studentet e saj të cilat thonë se përkushtimi dhe dashuria që ka Poole për baletin e bënë atë të duket shumë e lehtë.

 “Jeta është shumë e shkurtë për t’a bërë atë që nuk ju bënë të lumtur, bëni atë që ju përmbush, bëjeni tani atë që ju bënë të lumtur”- shprehet Poole./OxygenPress.info/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu