Njeriu që krijon pasqyra nga gjithçka

0
482

Daniel Rozin është një artist nga Jerusalemi i cili dëshmon më së miri që nuk është të reflektosh vetëm në pasqyrë.

Ai krijon pasqyra nga secili material. Mjafton të kombinojë imagjinatën me pjesën mekanike.

Rozin është një artist, edukator dhe zhvillues, që punon në fushën e artit interaktiv digjital në New York.

Si një artist interaktiv, Rozin ka krijuar instalacione dhe skulptura që kanë aftësinë unike për të ndryshuar dhe për t’iu përgjigjur pranisë dhe pikëpamjes së shikuesit.

Në shumë raste shikuesi bëhet përmbajtja e pjesës duke marrë një rol aktiv në instalacion, siç është rasti i pasqyrave.

Pasqyrat i përgjigjen pozicionit të personave para saj, duke krijuar një lloj “reflektimi”.

Këto instalime interaktive nga artisti Daniel Rozin përdorin sensorë dhe motorë për të riorganizuar objektet në një imazh të pasqyrës të kujtdo që qëndron para saj.

Në pasqyrat e tij mekanike, Rozini i lidh motorët me objektet, me të cilat pastaj krijon “pasqyrat”.

Materialet e pasqyrave janë të ndryshme duke përfshirë kunjat prej druri, objekte plastikë dhe pjesë të tjera “plehrash” të cilat i riciklon duke i mbledhur ato në korniza të mëdha fotografike.

Pas çdo imazhi është një kamerë e fshehur që reflekton atë që sheh në kohë reale në një kompjuter, i cili pastaj konverton imazhin në një vide sinjal 830 bitësh.

Softueri i dizajnuar nga Rozin udhëzon çdo motor të lëvizë panelin që kontrollon, në përputhje me rrethanat për të bërë imazhin.

Rezultati është një pasqyrë-imazhi i personit ose objektit përpara panelit.

Pasqyrat mekanike janë bërë nga materiale të ndryshme, por ndajnë të njëjtën ide dhe bashkëveprim.

Disa nga pasqyrat e tij janë “Angles mirror”, “Weave mirror”, “Peg mirror”, “Wooden mirror”, “Trash mirror”, etj.

Në “Angles Mirror” artisti përdori 465 rrotulla plastike të vendosura në një kornizë çeliku në formë trekëndëshi.

Ndërsa për “Weave mirror”, Rozini përdori 768 printime të motorizuara dhe të shtypura në formë të shkronjës C për të imituar pamjen dhe ndjenjën e një shporte të thjeshtë.

Për “Mirror Trash” , ai grumbulloi 500 objekte e mbeturina me ngjyra të ndryshme të mbledhura nga rrugët e Nju Jorkut.

Me këtë, artisti shprehet se ka dashur të përcjell një mesazh, duke thënë se “Ky instalacion tregon që ne jemi të pasqyruar në atë që hedhim”

Puna e tij ka qenë e ekspozuar gjerësisht me ekspozita private në SHBA dhe më gjerë në nivel ndërkombëtar.

Gjithashtu artikuj për punën e tij janë botuar në gazeta e revista të famshme si “The Neë York Times”, “Wired”, “ID”.

Artisti është shpërblyer me çmime të shumta duke përfshirë “Prix Ars Electronica”, “ID Design Review” dhe “Chrysler Design Award”./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu