Librat më të mirë të botuar ndonjëherë

0
127

Janë libra të shkruar në epoka të ndryshme, dhe dallojnë me njëri-tjetrin për nga zhanri. Megjithatë, bashkohen në një pikë; konsiderohen si librat më të mirë te të gjitha kohërave.

Padyshim që këtu hyn “Anna Karenina” nga Leo Tolstoy.

Anna Karenina e tregon aferën e dashurisë së ndaluar mes Anës rebele dhe të ndjeshme me oficerin e pashëm Vrosnky. Tragjedia fillon të ndodh kur Anna e refuzon martesën e saj pa pasion dhe duhet t’i durojë hipokrizitë e shoqërisë.

Është pastaj “Lolita” nga Vladimir Nabokov.

Libri njihet ndërkombëtarisht për stilin inovativ dhe temën tabu të cilën e shtjellon: protagonisti, Humbert Humbert, obsesionohet seksualisht pas 12 vjeçares të quajtur Dolores Haze.

Në këtë listë hyn edhe “Madame Bovary” nga Gustave Flaubert.

Madame Bovary është novela debutuese e shkrimtarit francez Gustave Flaubert, e publikuar më 1856. Personazhi i këtij libër bën jetë të “sthurur” në mënyrë që t’i ikë banaliteteve dhe boshllëkut të jetës krahinore.

Në pesë librat që konsiderohen të jenë më të mirët, hyn edhe “War and Peace” e shkruar nga Leo Tolstoy.

Lufta dhe Paqja e Leo Tolstoy-t i përshkruan në detaje ngjarjet që kishin shpirë në pushtimin e Rusisë nga Napoleoni, dhe ndikimin që epoka Napoleonike e kishte pasur në shoqërinë cariste.

Gjithashtu, si një prej librave më të mirë llogaritet të jetë edhe “The Great Gatsby” nga F. Scott Fitzgerald.

Novela e përshkruan një epokë që vet Fitzgeraldi e kishte emëruar “Epoka e Jazz-it”. Libri kryesisht merret me milionerin e ri dhe misterioz Jay Gatsby, pasionin e tij donkishotesk dhe obsesionin për të bukurën Daisy Buchanan./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu