Komuniteti LGBTI organizon Paradën e Krenarisë

0
138

Me moton “Në emër të lirisë”, me 10 tetor në Prishtinë komuniteti LGBTI organizon Paradën e Krenarisë.

Duke kërkuar liri të shprehjes, të identitetit dhe përcaktimit seksual, dhe duke kërkuar që mos të diskriminohen, ata do të dalin të mërkurën në sheshin e Prishtinës.

Parada e Krenarisë fillon prej orës 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshi “Zahir Pajaziti” me një koncert.

Paradën e Krenarisë e organizon Qendra për Zhvillimin  Grupeve Shoqërore dhe Qendra për Liri dhe Barazi.

Organizatorët thonë se shpresojnë që kjo paradë të shërbejë për një shoqëri tolerante dhe që çmon diversitetin në mënyrë çdo person të ndjehet i lirë, pavarësisht orientimit seksual.

Java e Krenarisë ka për qëllim të fuqizojë personat LGBTI.

Në tetor të vitit të kaluar për herë të parë u mbajt një paradë e tillë në Prishtinë, e që kishte zënë vend në ballinat e gazetave botërore./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu