Helena Kadare nderohet nga institucionet e Kosovës

0
125

Shkrimtarja Helena Kadare është nderuar sot nga Republika e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale të Meritave, ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj i dhuroi Hartën e Kosovës.

Gjatë vizitës në Kosovë, bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare, u prit në institucionin e presidencës së Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se Helena Kadare po nderohet për kontributin e dhënë në pasurimin e letërsisë shqipe.

Në kujtimet dhe publicistikën e saj, vend të veçantë gjithmonë ka zënë dashuria ndaj Kosovës. Fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë”, ka thënë presidenti.

E kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që shqiptarët janë me fat që kanë Helena dhe Ismail Kadarenë.

Ata u ndihmuan popujve tjerë që t’i njihnin shqiptarët dhe të drejtën e tyre. Shquhen për ndjenjën e jashtëzakonshme për Kosovën dhe këtë e manifestuan kurdoherë me dashuri të madhe. Helena Kadare na ka dhuruar rrëfimet më origjinale, për botën, për shqiptarët dhe për vetën e saj. Me një ndjenjë të veçantë, pata nderin t’ia dhuroj Helenës ‘Hartën e Artë të Kosovës’, si mirënjohje për krijimtarinë e saj letrare, ruajtjen e vlerave tona dhe përhapjen e tyre në botë”, ka thënë Haradinaj.

Helena Kadare, që po viziton Kosovën, u shpreh e lumtur që është në Kosovë për kontributin e dhënë në pasurimin e letërsisë shqipe./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu