FSK shënon sukses në një ushtrim fushor në Gjermani

0
215

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në Hohenfels të Gjermanisë nga data 12 shtator deri më 1 tetor, ku ka marrë pesë në ushtrimin fushor “Saber Junctio 2018”.

Kontingjenti i FSK-së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit fushor “Saber Juction 2018”.

FSK njofton se kontingjenti përbehej nga dhjetë pjesëtarë të Policisë së Forcës ,dhe dy vlerësues/kontrollues.

Ushtrimi u organizua nga Komanda e shtatë e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmërinë e Brigadës 173 të Këmbësorisë Luftarake (Airborne), gjatë zhvillimit të operacioneve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovojë bashkëveprimin me 20 shtetet aleate dhe partnere.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme

Ministria për Forcën e SIgurië së Kosovës njofton edhe për çmimet që kanë marrë atje.

Kontingjenti i FSK-së i përbërë nga Policia e FSK-së i është bashkangjitur Kompanisë Pranë Shtabore të Batalionit të 54-të të Xhenios (54 th BEB) në Grafenëohr, në fazën e planifikimit dhe përgatitjes për zhvillimin e operacionit përfundimtar, luftimit Forcë me Forcë, kurse vlerësuesit/ kontrolluesit kanë vazhduar trajnimin në Akademinë për Vlerësues/ Kontrollues.

Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/kontrollues, i është ndarë “Certifikata e Arritshmerisë”, kurse tetari Petrit Qollaku nderohet me çmimin “Hero i Hohenfelsit”, për angazhim, gatishmëri, përformancë dhe aftësi të dalluara gjatë ushtrimit fushor”, njofton MFSK.

Kontingjenti i FSK-së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete: ndërtimin e pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës; organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojëve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollimi i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbeteja./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu