Emri i Fadil Vokrrit vendoset në pullë postare

0
131

Emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, përveç që gjendet në stadiumin e Prishtinës, tash bënë pjesë edhe në pullë postare. Përmes dërgesave të qytetarëve, imazhi i Vokrrit do të arrijë në të gjithë botën duke bërë kështu edhe promovimin e Republikës e Kosovës.

Portreti i Vokrrit në pullë postare u prezantua sot në Prishtinë.

Familja e Fadil Vokrrit janë shprehur të nderuar me këtë pullë postare.

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovare ka thënë se me këtë pullë postare janë nderuar të gjithë shqiptarët.

Ndërsa Agim Ademi ka thënë se në këtë mënyrë po lartësohet edhe m shumë figura e Vokrrit.

“Sikur që gjatë jetës së tij legjenda Fadil Vokrri që shëtiti anë e mbanë botës, tash pas vdekjes do të shëtisë botën portreti i tij në dërgesat e Postës së Kosovës, do të përshkojë sërish botën dhe me këtë do të lartësohet edhe më shumë figura e tij”, është shprehur sot presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë.

Me futboll nisi të merret  qysh nga mosha 15 vjeçare, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

Në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola për këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë pati 88 paraqitje me fanellën e Prishtinës dhe realizoi 22 gola.

Fadil Vokrri që ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti, nuk u ndal derisa Kosova e arriti anëtarësimin në UEFA e pastaj në FIFA./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu