Xhudistja Erza Muminoviq, e bronztë në Lojrat Olimpike për të rinj

0
519

Edhe një sukses tjetër për sportistët kosovarë të xhudos.

Erëza Muminoviq ka fituar sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aiers.

Po po historinë e shkruan xhudo!vMedalja e parë në Lojërat Olimpike për të rinj! Erza bravo,Fatos Bravo! Shumë emocion sonte në Rogla ku jemi me ekipin Olimpik duke u përgatit për Tokyo 2020!”, ka shkruar trajneri Toni Kuka në llogarinë e tij në facebook.

Erza Muminoviq ka fituar normën pas shumë garave, e që kulmoi me titullin e Kampiones Evropiane U18.

Shorti i sotëm i saj ishte konsideruar mjaft i vështirë.

Muminoviq ka luftuar për medalje në kategorinë -44 kilogramë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu