Skocezët kërkojnë pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

0
117

Me flamuj të Skocisë në duar, mijëra njerëz u mblodhën sot në një park pranë ndërtesës së Parlamentit të Skocisë. Ata u bashkuan për një marsh në rrugët e Edinburgut, përmes së cilit po tregojnë mbështetje për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria  e Bashkuar.

Nacionalistët skocezë thonë se po intensifikojnë përpjekjet për pavarësim, nisur nga vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Partia Kombëtare Skoceze e cila mbështet shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka pothuajse gjysmën e vendeve në Parlament, fillon të dielën konferencën e saj vjetore.

Skocezët votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian në vitin 2016 me një diferencë të madhe, por Britania votoi për Brex-it.

Procesi i Brexit-it ka bërë që qeveria nacionaliste e Skocisë, gjithnjë e më shumë të jetë e lidhur me lidershipin konservator të Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se shumica e sondazheve po tregojnë mbështetje publike për pavarësinë skoceze nga Britania e Madhe.

Ndryshime në mënyrën e qeverisjes në Britani të Madhe janë shënuar që nga viti 1997. Ndryshimet kanë ardhur si rezultat i decentralizimit të pushtetit i cili është quajtur Procesi i Devoluimit. Qeveria qendrore britanike kishte vendosur që tri kombeve, skocezëve, uellsianëve dhe irlandezëve veriorë, që formojnë Britaninë e Madhe, të u jap më shumë pushtet.

Pra, një pjesë e pushtetit ligjor është transferuar nga Parlamenti Britanik në asambletë në Cardiff dhe Belfast, dhe në Parlamentin e Skocisë në Edinburg.

Në sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë Skocia ka ushtruar pavarësi nga Londrës çdo herë.

Me Ligjin e Unionit të vitit 1707 Mbretëria e Skocisë vullnetarisht kishte hyrë në bashkësi shtetërore me Mbretërinë e Anglisë. Nga ky integrim është krijuar Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e udhëhequr nga monarkët anglezë./Oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu