Historia e aktivistes që lufton për të drejtat e barabarta

0
101

Oprah Winfrey, është gruaja  e parë me ngjyrë që morri çmimin Cecil B. DeMille në Golden Globes.

U lind në një qytet rural në Misisipi më 29 janar të vitit 1954, për tu shpërngulur në vitin 1976 në Baltimore pas një fëmijërie shumë të vështirë.

Në Baltimore është edhe vendi ku mbajti shfaqjen televizive “People Are Talking”.

Më pas, ajo kaloi në një televizion tjetër në Çikago për të filluar me programin e saj të mëngjesit.

Ajo u bë e njohur për mbarë botën me emisionin e saj “Oprah Winfrey Show”, i cili ishte programi më i vlerësuar televiziv i këtij lloji në histori dhe u organizua në nivel kombëtar nga viti 1986 në Çikago.

Temat e diskutimeve në këtë emision thyen tabu dhe lanë gjurmë në histori, duke pasur ndikim të madh tek njerëzit.

Kjo është Oprah Winfrey, një aktiviste e pa ndalur për të drejta të barabarta njerëzore.

Oprah Winfrey është përshkruar si gruaja më e fuqishme dhe me ndikim në botë për shumë vjet, sidomos kur ajo ishte përfshirë në fushatën presidenciale të vitit 2008.

Akademia e Udhëheqjes “Oprah Winfrey për Vajzat” quhet shkolla të cilën Winfrey e ka ndërtuar që t’iu dalë në ndihmë fëmijëve në Afrikën e Jugut, e që ka për qëllim  shkollimin dhe fuqizimin e vajzave të reja.

Ajo ka dhuruar miliona dollarë për  organizata dhe kampanja të ndryshme me qëllim bamirësie.

Mirëpo shumica e parave të saj kanë shkuar në tre fondacione: Rrjeti Angel, Fondacioni “Oprah Winfrey” dhe “Fondacioni Operativ i Oprah Winfrey”.

E pas fjalimit të saj në “Golden Globes” të gjithë e kanë inkurajuar për ta konsideruar si mundësi kandidimin për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme.

“Çfarë unë di sigurt është se të flasësh për të vërtetën është gjëja më e fuqishme që mund të kemi”- janë këto fjalët e gruas që mori tërë vëmendjen në natën e ndarjes së çmimeve të “Golden Globes” në fillim të këtij viti./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here