Akademia Suedeze sivjet çmimin Nobel për Mjekësi e ka ndarë për James Allison dhe Tasuku Honjo, dy imunologë që nxorën kërkime për shërimin e sëmundjes së kancerit.
Ata zbuluan terapi frenuese të kontrollit të imunitetit kundër kancerit.
James Allison është kryetar i imunologjisë në Qendrën e Kancerit Anderson të Universitetin e Teksasit, ndërsa Tasuku Honjo është profesor në Universitetin e Kiotos.
Zyrtarë që ndajnë këtë çmim kanë thënë se Terapia frenuese e kontrollit të imunitetit i ka për target proteinat të cilat janë të përbëra nga disa qeliza të sistemit imunitar, po ashtu edhe nga disa qeliza kancerogjene. Proteinat mund të mbrojnë trupin e njeriut duke i vrarë qelizat e kancerit.
Ata zgjidhën aftësinë e sistemit imunitar për të sulmuar kancerin, që konsiderohet një zbulim i madh në zhvillimin e trajtimeve të reja të kancerit.
James Allison nga Universiteti i Texas’it dhe Tasuku Honjo nga Universiteti i Kyoto’s, treguan në vitin 1990 se si proteinat e caktuara veprojnë si “frena” në qelizat “T” të sistemit imunitar, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të sulmuar qelizat e kancerit dhe se shuarja e këtyre proteinave mund të transformojë aftësinë e trupit ta luftojë kancerin.
Këtë, Komiteti i Nobelit e quajti një parim të ri për terapinë e kancerit, meqë puna e tyre ngriti në klasë të katërt trajtimin duke shfrytëzuar sistemin imunitar.
Deri në arritjet e tyre trajtimi i kancerit përbëhej nga kirurgjia, rrezatimi dhe kimioterapia.
James Allison 76 vjec, dhe Tasuku Honjo 70 vjec do të pranojnë çmimin në vlerë prej 870.000 euro me 10 dhjetor./Oxygenpress.info.