Vrapi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë suaj. A e dini që kur vraponi ju zvogëloni dhjamin në trup, ulni presionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit.
Gjithashtu, vrapimi forcon muskujt dhe skeleti bëhet shumë herë më i qëndrueshëm. Madje, kjo vlen edhe për të moshuarit.
Vrapimi ka rëndësi edhe për ruajtje të moshës. Ata që vrapojnë kanë më pak sëmundje dhe ulin shanset për vdekjen e parakohshme.
Vrapi ju bën më të zgjuar duke rritur qarkullimin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit në tru.
Thuhet se një njeri që vrapon i merr më shpejt vendimet./Oxygenpress.info.