Kush është Bill Gates?

0
3741

Është një ndër njerëzit më të fuqishëm në botë.

Gjithçka nisi kur ishte vetëm fëmijë, pasioni i tij për teknologjinë u vërejt qysh në moshë të hershme.

Arriti të bëhej milioner në moshën 30 vjeçare për tu bërë bilioner vetëm një vit më vonë.

Është fjala për Bill Gates, themeluesin e kompanisë Microsoft, njëherësh njeriun më të pasur në botë.

Bill Gates u lind më 28 tetor të vitit 1955.

Ishte vetëm adoleshent kur krijoi programin e tij të parë kompjuterik në një “General Electric Computer”, ishte një version i lojës Tic-Tac-Toe ku mund të luaje kundër makinerisë.

Pasi shkolla zbuloi aftësitë e tij programuese, ata e angazhuan të krijonte një program kompjuterik ku caktoheshin nxënësit nëpër klasa.

Pikët e tij ishin gati maximale në testin e maturës, ai u pranua në universitetin e Harëardit, sidoqohtë ai hoqi dorë nga kolegji në vitin 1975 për t’u përkushtuar plotësisht në Microsoft.

Në një intervistë për Ellen De Generes ai u shpreh se nuk e kishte paramenduar suksesin e tij, madje në fillimet e kompanisë u frikësua që nuk do të mund t’i paguante punëtorët pasi që të gjithë ishin më të vjetër se ai dhe kishin familje për të mbajtur.

Gates lexon deri në 50 libra në vit, ai thotë se leximi është ende mënyra kryesore që unë të mësoj gjëra të reja.

U martua me gruan e tij Melinda French me 1 janar në vitin 1994, ai ishte 38 vjeç ndërsa ajo 29, ata tashmë kanë 3 fëmijë.

Ai paguan mbi 1 milion dollarë në vit në taksat e pronës për shtëpinë e tij.

Edhe pse vlera e tij arrin 72 miliard dollarë, fëmijët tij do të trashëgojnë vetëm nga 10 milionë dollarë amerikanë, pasi që sipas tij secili duhet të përpiqet nëse do të arrij më shumë.

Nëse Bill Gates do të ishte një shtet, ai do të radhitej si shteti i 36 më i pasuri në botë.

Pasuria e tij ka vlerë 3 herë më të madhe se të ardhurat për kokë banori të Koresë Veriore.

Ka gjithçka që duhet por nuk njeh ndonjë gjuhë të huaj dhe ky është pendimi i tij më i madh në jetë deri më tani.

Bill Gates, pavarësisht pasurisë së tij bën një jetë modeste dhe njihet si  një person shumë human.

Në vitin 2010, ai dhe Ëarren Buffett nënshkruan “Zotimin e Dhënies” , duke premtuar që gjysmën e pasurisë së tyre t’i japin për ata që kanë nevojë, qoftë gjatë jetës së tyre ose pas vdekjes.

Nga biliona dollarë të dhuruar miliona jetë u shpëtuan nga donacionet e tij me vaksina dhe me kujdes shëndetësor më të mirë.

Fondacioni Bill & Melinda Gates, i njohur gjithashtu si Fondacioni Gates, është një fondacion privat i themeluar nga Bill dhe Melinda Gates.

Nisi në vitin 2000 dhe thuhet se është fondacioni më i madh privat në SHBA, duke mbajtur 38 miliardë dollarë në asete.

Me një normë shpenzimi prej 1 milion dollarësh në ditë, Gates do i duheshin 218  vjet për t’i shpenzuar të gjitha paratë e tij.

Bën jetë modeste mirëpo paratë si shfrytëzoi për pasionet e tij.

Ai zotëron një koleksion të veturave Porch, “Headliner” është vetura e tij sportive Porsche 959, të cilën ai e bleu 13 vjet para se makina të miratohej nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-ve dhe Departamenti Amerikan i Transportit.

Një nga shpenzimet e tij më të mëdha të Gates ishin “Codex Leicester”, një koleksion shkrimesh nga Leonardo da Vinci.

Ai e mori atë në një ankand të vitit 1994 për 30.8 milionë dollarë.

Gates thotë se nëse Microsoft nuk do të kishte pasur sukses, ai ndoshta do të kishte qenë një studiues i inteligjencës artificiale.

E vetmja gjë që mbeti e pa realizuar në listën e Gates është që të jetë i pa vdekshëm./Oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu