Si të mbillni hudhra dhe qepë në vazo?

0
490

A mundesh të mbjellësh një hudhër ose qepë që ka lëshuar filiza? Sigurisht që po!

Përjashtimi i vetëm është qepa në rast se ka nisur të kalbet ose prishet.

Nëse njolla e kalbjes është e vogël, atëherë hiqeni atë dhe qepa është gati për përdorim.

Me siguri jeni duke menduar se çfarë do të dalë nga qepa ose hudhra me filiza.

Mos prisni që kur të mbillni qepën me fillizë, ajo t’ju dhurojë më shumë qepë.

E vetmja dhuratë që do të merrni prej saj është më shumë filiza, që janë shumë më të shijshëm.

Në vend të tyre apo thelbinjve të rinj, ju do të merrni një buqetë me filiza e madje edhe lule të bukura.

E njëjta gjë vlen edhe për hudhrën me filiza, por ndryshe nga qepët, hudhra mund të prodhojë edhe thelbinj të rinj, nëse trajtohet me kujdes.

Si të mbjellësh dhe çfarë të presësh nga qepa me filiza

  1. Zgjidhni qepët më të shëndetshme me filizë dhe vendoseni secilën në një saksi 8-12 cm. Mos harroni të pastroni qepën nga pjesët e vyshkura ose të kalbura dhe të ruani të paprekur pjesën e rrënjës dhe kokrrës së qepës.
  2. Mbushini vazot me pleh dhe lini pak hapësirë në sipërfaqe.
  3. Krjoni një vrimë në qendër të saksisë që ka të njëjta përmasa si qepa.
  4. Vendoseni qepën dhe mbulojeni me pleh në mënyrë që baza e filizave të prekë sipërfaqen e dheut.
  5. Sheshojeni sipërfaqen me dorë që të largoni gjithë ajrin e mbetur në saksi.
  6. Ujiteni deri sa uji të kullojë nëpër vrimat e poshtme të saksisë.
  7. Vendosini vazot në një vend në hije për disa javë. Ndriçimi duhet të jetë i kufizuar, deri sa qepa të mësohet dhe të marrë kohën që i nevojitet për të lëshuar më shumë filiza.
  8. Pas disa javësh, vendosini pjesërisht në hije dhe më pas në diell.
  9. Krasitini filizat dhe përdorini në çdo recetë që kërkon qepë. Filizat janë zëvendësues idela i qepëve të njoma.
  10. Nëse filizat çelin bashkë me lule, ruajini farat e tyre për mbjellje në sezonin e ardhshëm. Këto fara do të formojnë qepë të reja kur t’i mbillni.

Si të mbjellësh dhe çfarë të presësh nga hudhra me filiza

  1. Mund të zgjidhni hudhra me ose pa filizë. Thjesht sigurohuni që hudhrat pa filizë të futen 1.5 centimetra nën tokë.
  2. Ndiqni 6 hapat e përmendura më sipër, por bimët si hudhra kanë nevojë të kuptojnë që dimri ka përfunduar që të formojnë më shumë kokrra të tjera.
  3. Vendosini vazot në një vend me diell.
  4. Dheu duhet të jetë i njomë por jo shumë i lagësht. Filizat e reja të hudhrave do të jenë gati për tetë muaj.
  5. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të krasisni dhe përdorni filizat (nëse ju pëlqen shija e hidhur) por nga pak, në të kundërt do të pengoni rritjen dhe zhvillimin e thelbinjve.
  6. Nëse filizat shoqërohen me lule, krasitini që të keni thelbinj më të mëdhenj
  7. Nëse thelbinjtë janë në vazo më të vogla, atëherë transferojini me kujdes në një saksi më të madhe të përmasave të përshkruara më lart.
  8. Hudhra e re do të jetë gati kur shumica e majave të gjetheve marrin ngjyrë të verdhë./AW/Oxygen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu