Qeveria e Kosovës mori vendim që ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Këtu përfshihet edhe mbështetja financiare në bazë mujore, në vlerë prej 500 eurosh.
Kështu u vendos në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të martën , pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.