Vendi ku toka dhe qielli bëhen një

0
1616

Një pamje si në përralla, aty ku të duket sikur je në një planet tjetër. Të paktën kështu e përshkruajnë ata që e kanë vizituar.

Është vendi ku qielli e toka bëhen një. Bëhet fjalë për “Salar de Uyuni”  në Bolivi.

Salar de Uyuni është vendi më i madh me sipërfaqe të kripës në botë, me 10 mijë e 582 kilometra katrorë shtrihet në provincën Daniel Campos në Potosí,  më saktësisht në jugperëndim të Bolivisë.

Salari u formua si rezultat i transformimeve midis disa liqeneve parahistorike.

Ajo pjesë është e mbuluar nga disa metra kore të kripës, e cila ka një shtrirje të jashtëzakonshme me një lartësi mesatarisht 1 metër.

Kjo shtresë shërben si një burim kripë dhe mbulon një pishinë me ujë të kripur, e cila është jashtëzakonisht e pasur me litium.

Përmban 50% deri në 70% të rezervave të litiumit në botë i cili është në proces të zhdukjes.

Sipërfaqja e madhe, qielli i pastër dhe sipërfaqja e kristaltë të kripës e bëjnë Salarin një objekt ideal për kalibrimin e altimeterëve të satelitëve të vëzhgimit të Tokës.

Salar shërben si rrugë kryesore e transportit në të gjithë Bolivinë dhe është një terren i përshtatshëm për rritjen e disa llojeve të flamingos.

Konsiderohet si një nga pamjet më të jashtëzakonshme në të gjithë Amerikën e Jugut.

Pranë kreshtës së Andeve në një lartësi prej 3 mijë e 656 metra mbi nivelin e detit, ky vend është shndërruar në një atraksion turistik për shumë njerëz që vijnë ta vizitojnë nga të gjitha anët e botës.

Në kohë të caktuara të vitit, liqenet që gjinden afër përmbyten, ndërsa një pjesë e ujit përshkon shtresën e kripës duke idhënë kësaj pjese një pamje të kristaltë.

Reflektimi i qiellit në shtresën e ujit të bën të mendosh se toka dhe qielli janë bërë një.

Ky peisazh mahnitës është shtëpia e hotelit të parë të kripës në botë i cili është shumë I njohur për turistët të cilët kalojnë nga ky vend.

“Pallati i kripës” është një tjetër atraksion turistik, një pallat luksoz i cili gjendet në mes të shkretëtirës Boliviane.

Pothuajse çdo gjë në hotelin 48,500 metra katror është e bërë nga kripa, duke përfshirë ndërtimin dhe mobilimin.

Nëse doni t’a vizitoni këtë vend ju rekomandojmë dy periudha gjatë vitit.

Është sezoni i shirave që zgjat nga muaji dhjetor deri në prill, kjo periudhë është koha kur vizitorët vijnë për të qenë dëshmitarë të efektit të pasqyrave, një pamje e të cila të lë pa fjalë.

Ndërsa gjatë sezonit të thatë nga muaji maj deri në nëntor temperaturat janë më të ftohta, toka është e ngurtësuar dhe udhëtarët mund të kalojnë nëpër peizazhin e bardhë në vende që nuk mund të shkelen gjatë sezonit me shi.

Salar de Uyuni mund të jetë një përvojë e pa harruar për të gjithë ju që I doni aventurat dhe vendet e veçanta. /Oxygen Press.Info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu