“KUMT” premiera e re e Ansamblit “SHOTA”

0
106

Në sallën e mbushur plotë  të Teatrit Kombëtar në Prishtinë “Ansambli  i këngëve dhe valleve” SHOTA”, ka shfaqur premierën e koreodramës “KUMT”.

‘KUMT’ është koreodramë e punuar nga koreografi i mirënjohur shqiptar, Gjergj Prevazi, i cili ka bërë gjithashtu edhe regjinë e kësaj shfaqjeje, nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanajt. Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia nga Vesa Kraja. Solistë ishin Besnik Grajcevci dhe Artiola Shala.

Koreaodrama” KUMT”  është shfaqur për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, shkruan Oxygenpress.info

Kujtojmë që ‘SHOTA’,  gjatë këtij viti ka patur edhe një premierë tjetër, koreodramën “Lulet e Marsit”, të autorit Xhemaili Berisha, e cila është realizuar për nder të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij./Oxygenpress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here