Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur

0
174

Nëse ju duhet një arsye më shumë për të udhëtuar – përveç aventurës dhe mundësisë për të parë vende të reja – shëndeti është një arsye më shumë. Përveç përfitimeve të qarta psikologjike që i marrim nga udhëtimet, ekzistojnë disa përfitime të dëshmuara shkencërisht – mendore dhe fizike – që largojnë stresin dhe depresionin.

Asociacioni Amerikan për Udhëtime beson se të udhëtosh është më shumë sesa të eksplorosh, kështu për ta dëshmuar këtë ata filluan një hulumtim multi-milion dollarësh të quajtur “Efekti i Udhëtimit”.

Hulumtimi gjeti se fëmijët e moshës mes 12 dhe 18 të cilët udhëtojnë jashtë vendit të tyre, shpesh bëhen më të interesuar në studimet e tyre në shkollë dhe kanë më shumë gjasa të diplomojnë në universitet.

Fëmijët nuk janë të vetmit që përfitojnë nga udhëtimet – edhe gratë gjithashtu. Hulumtimi i asociacionit gjeti se gratë të cilat udhëtojnë të paktën dy herë në vit kanë shumë më pak gjasa që të vuajnë nga sulmi në zemër sesa gratë që udhëtojnë një herë në gjashtë vjet ose më pak.

Po ashtu sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim. Sipas studiuesve, në botë, këtë tipar, e kanë 2 në 20 njerëz.

1.Kush udhëton është më krijues

Nuk ka rëndësi destinacioni, vlen vetëm qëllimi i  udhëtimit. Të jesh në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh kulturën, zakonet e tyre,  vë në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë ‘fleksibiliteti njohës’

2.Kush udhëton ka më shumë besim

Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë, nuk janë të gjithë të këqij, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon.

  1. Kush udhëton është më i zoti të zgjidhë problemet

Studimet kanë treguar se studentët që jetojnë larg vendeve të tyre, janë më të zotët në zgjidhjen e problemeve sepse e dinë që një pikëpyetje mund të ketë më shumë se një përgjigje, falë përvojave të ndryshme që kanë parë e jetuar.

4.Kush udhëton është më produktiv në punë

Vendet që kanë më shumë ditë pushimi zyrtare, janë më produktivë.

  1. Udhëtimet të zgjasin jetën

Udhëtimet ngadalësojnë perceptimin që kemi mbi kohën. Pra, e bën një ditë të duket më e gjatë dhe nga udhëtimi në udhëtim, është si një eliksir që zgjat jetën.

  1. Edhe vetëm ideja e nisjes ngacmon humorin e mirë

Dëshmi të tëra të mbledhura nga studiues, tregojnë se qoftë faza organizative, diskutimet e para apo edhe vetëm ideja e ikjes, na bën më të lumtur. Epo, mendoni pak  për udhëtime.

  1. Udhëtimet ndihmojnë edhe në karrierë

Kush përfiton nga pushimet e gjata të festave (mund të quhen ato që kaluam) ka 6.5 % më shumë mundësi  për të përparuar në karrierë krahasuar me atë që ka ndenjur në shtëpi apo zyrë./Pushime/Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu