Dita Evropiane e Gjuhëve

0
743

26 shtatori, është Dita Evropiane e Gjuhëve.  Viti Evropian i Gjuhëve 2011, i organizuar bashkërisht nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, u konsiderua si i suksesshëm, sepse përfshiu miliona njerëz në 45 vendet pjesëmarrëse. Veprimtaritë theksuan diversitetin gjuhësor dhe promovuan të mësuarit e gjuhëve.

Duke ndjekur suksesin e vitit, Këshilli i Evropës deklaroi një Ditë Evropiane të Gjuhëve për t’u festuar më 26 shtator të çdo viti. Objektivat e përgjithshme të Ditës Evropiane të Gjuhëve janë:

  • Të ndërgjegjësojë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve dhe të diversifikojë gjuhët e mësuara në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe të kuptuarit ndërkulturor;
  • Të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës, i cili duhet të ruhet dhe forcohet;
  • Të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës, për studime, nevoja profesionale, udhëtime për kënaqësi ose shkëmbime.

26 shtatori 2011 shënoi 10-vjetorin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, e festuar në Këshillin e Evropës dhe në 47 vendet anëtare.

Për kë është dita evropiane e gjuhëve?

Këshilli i Evropës shpreson që kjo ditë të festohet si nga autoritetet kombëtare në shtetet përkatëse dhe ashtu edhe nga partnerët potencialë në këto nivele:

Mes politikë-bërësve (për shembull masa të veçanta dhe diskutime mbi çështjet e politikave gjuhësore);

Mes publikut të gjerë (rritje të ndërgjegjësimit për objektivat e përgjithshme të ditës, duke përfshirë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës, që mund të fillosh të mësosh në çdo moshë, në mjedise shkollore, punë etj.);

Mes sektorit vullnetar (aksione të veçanta nga OJF, shoqata, kompani etj).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu