Javë e ftohtë

0
224

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell, por i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlera ekstreme të rritura, krahasuar me elementet tjera meteorologjike.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.

Mot pothuajse i njëjtë do të mbretëroj edhe gjatë ditëve në vijim.

25.09 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26.09-27.09 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C, të hënën, në 0C deri +1C nga mesi i javës, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 15C.

Sipas Prishtina Ëeather, era do të fryjë mesatare dhe fuqishme nga verilindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu