Pse duhet konsumuar mushmolla?

0
1890

Kanë një emër karakteristik. Si të tilla nuk janë edhe të zakonshme.

Por, vetitë e saja janë mjaft të larta. Bëhet fjalë për mushmollat, të cilat janë pjesë e familjes së mollave dhe dardhave, por shpesh i quajnë vogëlushja e trëndafilave, pasi që janë të ngjashme me frutat e trëndafilat e egër.

E ky frutë është i pasur me vitaminë C, kalium, magnez, proteinë, hekur dhe shumë elemente të tjera ushqyese.

Sa i përket vitaminës C, mushmolla i bën konkurrencë edhe limonit me përbërjen e saj.

Vetitë e saj janë shumë të larta, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë “godet aneminë”, pastron mëlçinë dhe veshkat, ndikon për shikim më të kthjelltë, ndihmon te kapsllëku, në organet e frymëmarrjes, luftimin e infeksioneve dhe baktereve, etj.

Ky lloj fruti është i thatë, kur është i papjekur. Procesi i pjekjes është misterioz dhe shpesh krahasohet me kalbjen. Qelizat e membranës shkrumbohen, substancat e tanines zvogëlohen dhe tuli bëhet i qullët dhe ngjyrë kafe.

Sa i përket shijes, mushmolla është si vera, me nuanca të mollës dhe kanellës.

Për të kuptuar dobinë e mushmollës, bëni kompost me disa lugë mushmolla të freskëta të grira, të lëna në një orë në ujë të vluar. Është mirë të pihen dy gota në ditë, më pas mund të vëreni vet rezultatet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu