Rruga “Arbën Xhaferi” përfundon këtë vit

0
401

Ura e gjatë 5.7 kilometra shpejt do përfundojë. Punimet në të po inspektohen vazhdimisht.

Kështu, rruga “Arbën Xhaferi” pritet që këtë vit të përfundojë.

Kjo rrugë lidh Prishtinën me Shkupin, ndërkohë në segmentin Kaçanik-Hani i Elezit që shënon fundin e autostradës, po punojnë 7 ditë të javës, me dy ndërrime dhe në të janë të angazhuar mbi 300 kompani vendore me afro 4 ijë punëtorë.

15 gusht është data kur Arbën Xhaferi ndërroi jetë. Në vitin 2012 iku kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi, i lindur në vitin 1948.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.

Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor.

Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arben Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kahë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare.

Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre, shqiptarëve, Xhaferi ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar. Ndaj edhe shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike, e cila nga dita në ditë do merrte edhe përmasat e mendimtarit mbarëkombëtar.

Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.

Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte arrogancën e politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës shqiptare.

Rruga që mbanë emrin e tij, e që lidh Prishtinë me Shkupin shpejt pritet të jetësohet./ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu