Si ishte dikur Parisi i dashurisë

0
180

Ai njihet si qyteti i dashurisë.

Ky koleksion kaq i bukur fotosh tregon se si ishte Parisi në vitet ’50.

Fotot janë realizuar nga Robert Doisneau.

Ai vdiq në vitin 1994, por emrin e bëri duke fiksuar pamjet e qytetit të tij.

Një nga fotot më të famshme është “Puthja përpara bashkisë”.

Koleksioni i fotove të tij është publikuar nga Taschen.

Doisneau u rrit jetim, pasi babai i vdiq në Luftën e Parë Botërore dhe mamaja i vdiq pak më vonë, kur ai ishte 7 vjeç.

Ai u rrit nga një teze, të cilën e përshkruante si të “ftohtë”.

Pavarësisht vështirësive në jetë, ai u diplomua në vitin 1929 dhe nis karrierën në një agjenci reklamash.

Aty nisi të perfeksiononte karrierën si fotograf.

Me një Leica në krah, ai fotografonte rrugët e Parisit.

Karriera i erdhi në rritje dhe ai nënshkroi shumë kontrata.

Pavarësisht se disa nga yjet më të mëdhenj janë ulur në studion e tij, ai nuk e humbi kurrë pasionin për rrugët e Parisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu