Edhe peshqiri ka ditën e tij, mësoni sa shpesh duhet pastruar

0
1235

Peshqirët janë faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave.

Në ta mund të mblidhen qelizat e vdekura të lëkurës, sekrecionet nga hunda, sekrecionet fekale dhe urinare si dhe mikrobe të tjera të shumta në tualet, duke përfshirë pikat nga filxhani i WC-së.

Patologu dhe mikrobiologu, Philip Tierno, nga Universiteti i mjekësisë në Neë York thotë se edhe pse shumica prej mikrobeve nuk ju dëmtojnë, sepse janë nga trupi i juaj, duhet konsideruar faktin se ato riprodhohen shumë shpejtë, sidomos në lagështi.

Sipas tij, në qoftë se bëhet fjalë për peshqirët për trup, të cilët i thani plotësisht, për shembull në radiator, mund të përdoren jo më shumë se tri here.

Ndërsa sipas tij, peshqirët e vegjël që i përdorni për të fshirë duart tuaja, duhet të lahen më shpesh.

25 Maji është dita e tij. Gjithandej kërkohen peshqirët kualitativ dhe këshillohet t’i mbani të pastër./ Oxygen Show

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu