Astma, sëmundja që iu merr frymën

0
701

Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po shpeshtohet, dhe futet ndër problemet shëndetësor botërore.Dita Botërore e Astmës është në të martën ë parë të muajit Maj dhe kjo ditë kudo në botë i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit, dhe trajtimit të kësaj sëmundje.

Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit.

Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%.

Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimi.

Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenet e caktuara; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike.

Pra, për t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike.

Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë). Mullinxhinjtë janë të ndjeshëm, sepse nga pluhuri që krijohet gjatë bluarjes së drithit, pezmatojnë astmën. Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Astmatikët janë rreptësishtë të ndaluar të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pijnë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyrë, lëkurën e mishit të pulës, mish te peshkut si dhe ushqim të konservuar

Simptomat

Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe. Grupi i parë janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim, grupi i dytë janë fëmijët me astmën e qartë atopike dhe grupi i tretë janë fëmijët me shenja të astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik. Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rëndë, përkufizohet si astma). Diskutabil është emir I sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues jo alergjik), për të cilën u thuhet prindërve që fëmijës do t’i tërhiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshtë në fillim të sëmundjes janë gulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitë që përsëriten. Gulçimi është shenja më e shpeshtë e astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitë që rikthehen.

Mjekimi

Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Bimët

Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit.

Çokollata

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike.

Problemet

Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është tek njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës.

Këshilla parandaluese

 

-Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë

-Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit

-Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk

-Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç

 

-Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve

-Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve

-Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë

-Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve

-Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani

-Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan

-Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij

Fakte rreth Astmës:

-Astma është sëmundja kronike më e shpeshtë e moshës fëminore.

-Sipas OBSH, rreth – 250 milion njerëz të moshave të ndryshme, vuajnë nga astma në botë.

– Ajo është një problem i shëndetit publik si në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara.

-Mbi 80% e vdekjeve nga Astma, shkaktohen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

– Astma është e nën-diagnostikuar dhe e nën – trajtuar, duke shkaktuar një barrë të rëndësishme ekonomike si për individët dhe familjet e tyre dhe duke ndikuar kështu ndjeshëm në cilësinë e jetës të pacientit gjatë gjithë jetës.

Ç’është Astma?

Astma është një sëmundje kronike e karakterizuar nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës (ëheezing), të cilat ndryshojnë nga personi në person, si në ashpërsi dhe në frekuencë. Tek individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, dhe për disa njerëz, ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

Ekzistojnë dy forma të astmës:

  1. Alergjike – Astma alergjike, është forma më e zakonshme (90% të të gjitha rasteve) dhe zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Përafërsisht 80% e fëmijëve me astmë gjithashtu vu a j në nga një alergji. Zakonisht pacientët kanë histori familjare për alergji, apo janë të pranish me alergji të tjera, si alergji hundës ose ekzemë. Astma alergjike shpesh në moshën e rritur mund të ka lojë, por megjithatë, në 75% të rasteve, astma rishfaqet më vonë.
  2. Forma joalergjike haset në rreth 10% të rasteve. Kjo zakonisht zhvillohet pas moshës 30 vjeç dhe zakonisht nuk është e lidhur me shkaqe alergjike. Më shpesh preken gratë dhe ato bëjnë infeksion e të traktit respirator.

Si ta njohim astmën

– Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.

– Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

– Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

– Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

– Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

– Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

– Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirur ta kenë një gjë të tillë.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e astmës

Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë:

– Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.

Kafshët shtëpiake

Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.

– Myku

Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.

– Kërpudhat

Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.

Karburantet. Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.

– Procesi alergjik

Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjenë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes.

Qytetet më të mira në botë ku mund të kurohet astma

Dhjetë qytetet që u renditën më të mira kundër astmës në studimin e AAFA janë: Cape Coral, Florida; Seattle; Mineapolis; Kolorado Springs, Colorado; Portland, Ore; Palm Bay, Florida; Daytona Beach, Florida; San Francisko; Portland, Maine; qyteti Boise, Idaho. Por a janë këto qytetet më “të mira” kundër astmës në SHBA? Jo, thotë Angel Ëaldron, Menaxher i Marketingut dhe Komunikimit për AAFA, i cili ka punuar në këtë studim. “Ne kemi marrë në pyetje kaq shumë njerëz që vuajnë nga astma, dhe shumë prej tyre na pyesnin ku duhet të jetoj që të mos vuaj prej saj?”, shprehet Ëaldron.

“Për fat të keq, është një pyetje që ne nuk mund t’u përgjigjemi. Ka kaq shumë faktorë, dhe të gjitha varen nga fakti se çfarë i shkakton simptomat tuaja.” Një qytet mund të jetë i mirë për person që vuan nga astma, por mund të jetë i dëmshëm për një person tjetër. Megjithatë, ndërsa nuk ka ide të qarta për një qytet më të mirë kundër astmës, ekspertët thonë se disa faktorë mund të ndikojnë në qytetet që largojnë astmën te një person i caktuar, pra ndikojnë për mirë ose keq. Këtu qëndron dobësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu