11 vjet nga vrasja e gruas së parë që ka udhëhequr një vend mysliman

0
101

Me 27 dhjetor 2007, në Rawalpindi të Pakistanit u vra liderja e opozitës, Benazir Bhutto. Ajo u vra nga një sulm me bombë dhe me armë në tubimin e saj politik.

Bhutto ishte 54 vjeçare. Në muajin tetor të vitit 2007 ajo u kthye në Pakistan, pas ekzilit tetëvjeçar. Qëllimi i saj ishte që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 8 janar.

Ajo la pas vetes bashkëshortin Asif Ali Zardari dhe tre fëmijë.

Por, kush ishte Benazir Bhutto?

Benazir Bhutto, e bija e një familje politike, dy herë ka shërbyer si kryeminsitre e Pakistanit. Më herët edhe i jati i saj, Zulfikar Ali Bhutto kishte qenë kryeministër i Pakistanit. E shkolluar në Pakistan, përfshirë edhe arsimin në një manastir të krishterë, ajo më vonë diplomoi në universitetin prestigjioz Harvard. Ajo vazhdoi në Universitetin Oksford në Angli, ku studioi filosofinë, politikën dhe ekonominë.

Por, dukej sikur jeta e saj gjithnjë përcillje me tragjedi. Babai i saj ishte ekzekutuar nga qeveria ushtarake në vititn 1979 nën akuzat për konspiracion, akuza që në masë të madhe ishin diskutabile. Dy prej tre vëllëzërve të saj më vonë u vranë.

Ajo ishte tejet e vetëdijshme për rrezikun e madh me të cilin do të ballafaqohej pasi të kthehej në Pakistan, pas tetë vitesh të qëndrimit jashtë Pakistanit. Ajo u kthye në tetor të këtij viti për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 8 janarit me partinë e saj Partia e Popullit të Pakistanit.

Qëllimi saj ishte që ta ripërtrijë demokracinë e plotë në vendin e saj pas një periudhe të gjatë të sundimit nga presidenti ushtarak, Pervez Musharraf. Zonja Bhutto iu afrua një spetri të gjërë të popullatës, në mënyrë që, siç shprehej, Pakistanit të trazuar t’i jepte një nxitje të re drejt të ardhmes demokratike.

Ja se ç’tha ajo gjatë një fjalimi më 12 nëntor të vitit 2007, kur e pati filluar marshimin prej qytetit Lahore e deri në Islamabad.

– Unë apeloj te masat, te klasa e mesme, te shoqëria civile, te juristët, intelektualët, studentë, te fshatarët, te biznesmenët dhe u them se kjo është toka juaj dhe ju duhet ta mbroni atë. Unë po e nisi këtë marshim nga Lahore për në Islamabad për mbrojtjen e Pakistanit dhe të gjithë ju mund të bashkoheni, tha Benazir Bhuto.

Kur ajo e bëri këtë thirrje, ajo i kishte shpëtuar një përpjekjeje për atentat kundër saj. Në ditën e kthimit të saj në Pakistan, në muajin tetor, konvoji i saj ishte pritur në mënyrë madhështore. Por, ky konvoj ishte sulmuar nga një sulmues vetëvrasës me bombë. Më se 130 vetë ishin vrarë nga ky sulm. Zonja Bhutto ishte tronditur, por kishte mbetur pa plagë. Ajo premtoi se do të vazhdojë fushatën e saj zgjedhore para publikut, duke thënë se sakrificat ishin të domosdoshme për ripërtritjen e demokracisë:

– Por nëse kjo nënkupton sakrifikimin e jetërave tona, nëse kjo nënkupton sakrifikimin e lirisë sonë për ta shpëtuar Pakistanin dhe demokracinë, pasi ne besojmë në demokraci, dhe nëse ne mund ta mbrojmë Pakistanin nga dezintegrimi dhe rënia nën kontrollin e militantëve, atëherë ne jemi të përgatitur ta rrezikojmë jetën tonë dhe ne jemi të përgatitur që ta rrezikojmë lirinë tonë, por ne nuk jemi të përgatitur që Pakistanin ta dorëzojmë në duart e militantëve, tha Benazir Bhutto.

Karriera politike e saj ishte e ndryshueshme. Ajo u bë kryeministre për të parën herë në vitin 1988, që ishte femra e parë që e udhëheqte qeverinë e një vendi mysliman në atë periudhë. Por, qeveria e saj u përmbys në vitin 1990 nga akuzat për korrupsion, por ajo kurrë nuk u paraqit para ndonjë gjykatë.

E rizgjedhur në vitin 1993, ajo përësëri u përmbys në vitin 1996, lidhur me akuza të tjera për korrupsion. Gjatë tetë viteve të fundit ajo jetoi në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Gjatë këtyre viteve akuzat për korupsion ndaj saj dhe bashkëshortit të saj e përcillnin vazhdimisht. Në vitin 2003, një gjykatë zvicerane shpalli fajtor këtë çift bashkëshortor duke e dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe urdhëroi që ata ti paguajnë qeverisë së Pakistanit shumën prej 11 milionë dollarësh.

Megjithatë, me 2007, presidenti Pervez Musharraf e amnistoi atë lidhur me të gjitha akuzat për korrupsion, duke mundësuar kthimin e saj në Pakistan për të marrë pjesë në zgjedhjet e janarit.

Akuzat për korrupsion duket se nuk e dëmtuan aftësinë e saj për tu paraqitur si simbol i demokracisë, simbol që atë e bëri që nga pakistanezët të ketë urrejtje por edhe dashuri.

Bhutto ishte gruaja e parë që ka udhëhequr një vend mysliman dhe ishte alete e Përëndimit.

Ajo është vrarë me armë zjarri dhe sulm me bombë më 27 dhjetor 2007 në Rawalpindi, ku gjendet selia e ushtrisë pakistaneze.

Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e saj./Rel/OxygenPress.info