10 filmat më të bukur të të gjitha kohërave

0
11223

Të përzgjedhësh disa filma, për t’i renditur ata si më të bukurit e të gjitha kohërave, është ndër gjërat më të vështira në fushën e kinematografisë. Por ka tregues specifikë që ndikojnë në përzgjedhjen dhe renditjen e filmave.

Vlerësimi i një filmi të mirë është shpesh subjektiv, por shitja e biletave në kinema, blerja dhe shkarkimi i tyre nga interneti, si dhe nominimet për çmimet “Oscar”, janë tregues të rëndësishëm për vlerësimin e një filmi.

Po ashtu, portale të ndryshme në internet, revista a gazeta, publikojnë herë pas here vlerësimet e tyre mbi filmat e vjetër apo të rinj.

Por, nëse do të kërkonim në bazën e të dhënave në internet të filmave (IMBd), ku vlerësimet pasqyrohen me shifra, mund të bëjmë renditjen e 10 filmave më të pëlqyer të të gjitha kohërave. Por cilët janë këta filma?

The Shawshank Redemption (1994)

Andi Dufrein, personazhi kryesor i këtij filmi, që interpretohet nga aktori Tim Robbins, është një bankier i cili dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e së shoqes dhe të dashurit të saj. Në burg ai njihet me Red-in (Morgan Freeman), një tjetër të burgosur për vrasje, dhe kështu fillon një histori e përjetshme miqësie midis dy burrave. Filmi “Shawshank Redemption”, një dramë amerikane e regjisorit Frank Darabont, është i bazuar në romanin e Stephen King, të vitit 1982. Ky film është ende sot më i ndjekuri ndër të gjithë filmat e tjerë të Hollivudit.

The Godfather (1972)

“The Godfather” është një film i kinematografisë klasike amerikane, filmi i parë i trilogjisë që flet për mafien italiane, i regjisorit Francis Ford Coppola, i realizuar në vitin 1972, ku luajnë Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, James Caan etj. Kumbari plak, patriak i një dinastie të krimit të organizuar, që interpretohet nga Marlon Brando, i kalon kontrollin e pushtetit të tij të birit. Filmi është i bazuar në novelën e Mario Puzo-s me të njëjtin emër, i cili mori për bazë personazhe të botës reale, për të cilët kishte dëgjuar të rriteshin dhe punonin në qytetin e Nju-Jorkut.

The Godfather II (1974)

Jeta e hershme dhe karriera e Vito Corleone-s në vitin 1920 në Nju-Jork, është portretizuar ndërsa biri i tij, Michael-i, zgjeron dhe forcon pushtetin e tij mbi sindikatën që shtrihet nga Lake Tahoe, Nevada, para revolucionit të vitit 1958 në Kubë. “The Godfather II” cilësohet nga shumë kritikë të kinematografisë si një film më i mirë sesa i pari. Performanca e Roberto De Niros në këtë film e bëri të fitonte çmimin e parë “Oscar”.

De Niro dhe Brando janë të vetmit aktorë që kanë fituar çmim “Oscar” për portretizimin e të njëjtit karakter. Brando fitoi çmimin për rolin e Don Vito Corleones kur ishte i vjetër, në filmin “The Godfather”, dhe më pas De Niro e fitoi atë për rolin e Corleones kur ishte më i ri, në “The Godfather II”.

The Dark Knight (2008)

Është koha e Batman-it! Ky është lajtmotivi që shënon rikthimin e Batmanit në ekranin e madh tre vjet pasi historia e tij filloi në filmin “Batman Begins”. “The Dark Knight” është një film më inteligjent dhe më simbolik se i pari. Kur Batman, i interpretuar nga Christian Bale, së bashku me personazhet e tjerë të filmit, Gordon dhe Harvi Dent, sulmuan bandën e të këqinjve, ata lanë jashtë kutisë kllounin, Xhokerin, i prirur për të kthyer Gotham-in në anën e tij dhe heronjtë në nivelin e tij. “The Dark Knight”, i regjisorit Christopher Nolan, është pa dyshim ndër filmat më të ndjekur dhe prej 10 vjetësh tashmë, asnjë film tjetër me heronj nuk ka mundur të zëvendësojë dot atë.

Pulp Fiction (1994)

“Pulp Fiction” është një film kriminalistik, i cili u bë një sukses i madh komercial dhe u vlerësua nga kritika që në fillim, në vitin 1994. Ky film e bëri regjisorin Quentin Tarantino një ndër regjisorët më të paguar të Hollivudit. Në këtë film interpretojnë aktorët e famshëm John Travolta, Samuel L. Jackson, Bruce Willis, Ving Rhames e Uma Thurman. Pumpkin e Honey Bunny vendosin të grabisin tavolinën në të cilën po hanin. Vinsent e Jules janë dy gangsterë që duhet të kryejnë një punë. Vinsent është i shqetësuar sepse duhet t’i bëjë shoqëri Mias, gruas së shefit të tij. Butch, një boksier në shërbim të Marselusit, nuk e zbatoi urdhrin e shefit për të humbur në një ndeshje të vetën. Kolona zanore e “Pulp Fiction” është po aq e njohur sa edhe vetë filmi dhe e rendit atë si një ndër më të pëlqyerit e të gjitha kohërave.

The Good, the Bad and the Ugly ( 1966 )

Ky film epik amerikan është i gjinisë “Western”, i interpretuar nga Clint Eastwood, i cili në këtë rol pozicionohet në një ndër interpretimet e tij me prestigjoze. “I miri, i shëmtuari, i keqi”, me muzikën e te madhit Enio Moricone, nën regjinë e Sergio Leones, shënoi mbi 50 vjet, që kur u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane, dhe cilësohet si një film epik frymëzues dhe shumë i suksesshëm. I xhiruar pas suksesit të “Për një grusht dollarë” dhe “Për një dollar më shumë”, regjisori, për të shmangur përsëritjen, mendoi të sjellë më shumë protagonistë.

Schindler’s List (1993)

“Lista e Schindlerit”, fituesi i 7-të çmimeve “Oscar” dhe i 70 çmimeve të tjera, është një dramë historike e bazuar në ngjarje të vërteta. Në Poloni, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler gradualisht fillon të shqetësohet për punëtorët e tij çifutë, pasi përjeton persekutimet e tyre nga nazistët. Regjisori i këtij filmi është i madhi Steven Spielberg i cili është i njohur për filma që kanë bërë histori në kinemanë botërore. Bashkëpunimi i Spielberg-ut me aktorët Liam Neeson, Ben Kingsley dhe Ralph Finnes përbën atë që quhet ajka e kinemasë botërore.

The Lord of the Rings: The Return of the King (2003)

Kjo është pjesa e tretë e filmit artistik amerikan, i cili ka fituar mbi 1 miliard dollarë dhe plot 11 çmime “Oscar”. Gandalf dhe Aragorni udhëheqin Botën e Burrave kundër ushtrisë së Sauronit ,për të tërhequr vëmendjen e tij nga Frodo dhe Semi, të cilët janë duke ngjitur Malin Doom me Unazën.

Star wars Episode IV: A New Hope (1977)

Triologjia e parë “Star Wars”, përshkruan Luke Skywalker-in, princeshën Leia dhe personazhe të tjerë, të cilët me aventurat e tyre në galaktika shumë të largëta, kanë arritur të fitojnë vëmendjen e kujtdo dhe zhvillojnë imagjinatën e shumë shikuesve, në veçanti të të rinjve. Filmat ishin jashtëzakonisht të suksesshëm, duke u kthyer shumë shpejt në një fenomen kulturor në mbarë botën.

Inception (2010)

“Inception” është një triller fantastiko-shkencor. Në film pasqyrohet një botë ku ekziston teknologjia për të hyrë në mendjen e njeriut nëpërmjet pushtimit të ëndrrave. Në rolin kryesor interpreton Leonardo DiCaprio, i cili arrin t’i shohë hajdutët që pushtojnë ëndrrat e njerëzve./CRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu