​Panairi i prodhimeve vendore bujqësore, në qendër të Prishtinës

0
165

Për herë të parë në kryeqytet është hapur panairi i prodhimeve vendore bujqësore. Është i vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me çrast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu