Zyrtarizohet: Formohet Super Liga Europiane

0
99

Super Liga Europiane tashmë është zyrtarizuar.

Kjo pritej të konkludohej bashkë me planin për formimin e Super Ligës, e cila është organizuar nga gjigantët europianë dhe është jashtë ombrellës së UEFA-s dhe FIFA-s, përcjellë Klan Kosova.

 

Vetëm klubet nga Gjermania dhe Franca nuk janë përfshirë, por raportet e fundit potencojnë se Bayern Munichu dhe Leipzig po punojnë që të përfshihen edhe ato.

AC Milan, Arsenal , Atlético, Chelsea, Barcelona, Internazionale, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham janë klubet e përfshira, në ligën së cilës të gjithë i frikësoheshin!