Zvicra raporton vdekjen e parë nga koronavirusi

0
51

Zvicra ka raportuar vdekjen e saj të parë nga koronavirusi – një grua 74 vjeçare që vdiq në spital në Lozanë.

Gruaja, e cila ishte sëmurë që nga 3 marsi, raportohet të ketë vuajtur nga disa telashe shëndetësore.

Ky rast erdhi derisa qeveria zvicerane po mendon të vendosë kufizime të mëtejshme për të inkurajuar distancimin shoqëror – mbylljet e shkollave nuk janë përjashtuar, megjithëse ministri i shëndetësisë tha se nuk është e qartë se sa e dobishme do të ishte kjo, pasi fëmijët duket se janë më së paku të rrezikuar nga virusi, raporton BBC.