Zvicra lejon tubimin e më shumë se 1,000 personave, lehtëson masat

0
73

Tubimet të më shumë se 1 mijë personave nga sot do të lejohen në Zvicër, si pjesë e strategjisë së qeverisë atje për të lehtësira masat ndaj pandemisë së COVID-19.

Edhe pse rastet e infeksionit në Zvicër janë duke u rritur qeveria ka thënë se aktivitetet sportive, dhe kulturore duhet të fillojnë të zhvillohen përderisa masat higjienike dhe rregullat e distancës të respektohen.

Sipas vendimit më të ri të qeverisë zvicerane eventet si futbolli, hokej mbi akull,koncertet dhe ekspozitat do të fillojnë me aktivitetet e tyre duke respektuar masat higjienike dhe distancën shoqërore.

Autoritetet lokale mund t’i ndryshojnë këto masa nëse e vlerësojnë që po rrezikohet shëndeti publik i qytetarëve zviceran.

Lehtësimin e masave qeveria e ka arsyetuar duke thënë se ekonomisë së vendit dhe qytetarëve u duhet kthimi në normalitet.

Që nga muaji korrik atje filloj rritja e rasteve të infeksioneve ku edhe mbajtja e maskës u bë obligative në disa rajone të vendit ku kishte shpërthim të infeksioneve, raporton BBC.