Zvicra heq karantinën, por jo edhe ndalesën për vizitorët me viza

0
360

Zvicra ka marrë vendim që Kosova të hiqet nga lista e shteteve me rrezik për COVID-19. Këtë njoftim e ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik zviceran (BAG), e cila e ka riaktualizuar se fundi listën e shteteve me rrezik për koronavirusin me efekt nga data 28 shtator 2020. BAG ka marre per baze faktin se Kosova gjatë javëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme te kuotës të infektimeve që kap shifren nën 60 persona brenda 100 mijë banorëve, prandaj ka vendosur te largoje Kosovën nga lista e vendeve me rrezik të lartë.
Ndonëse qytetarët e Kosovës qe jetojnë e veprojnë në Zvicër lirohen nga masa e vetëizolimit shtëpiak në karantina pas kthimit nga Kosova, kjo nuk e ka lehtesuar ardhjen në vizite në Zvicër të qytetarëve me viza turistike.

Në adresë të Ambasadës së Republikes së Kosovës në Bernë janë drejtuar shumë pyetje të bashkatdhetarëve tanë, rreth të drejtës së hyrjes në territorin e Zvicrës të qytetarëve kosovarë me viza të turistike. Ambasada njofton se edhe për një kohë vazhdon masa e ndalimit të hyrjes dhe vizites në Zvicër të qytetarëve kosovarë me viza turisitike, si ato viza shengen si viza që janë dhënë nga Ambasada e Zvicres në Prishtinë.