Zvicra “fut në listën e karantinës” udhëtarët nga 12 vende – por jo ata nga Kosova dhe Shqipëria

0
721

Nga Zvicra vjen një lajm i cili me gjasë do të prish shumë plane udhëtimi për shumë njerëz, pak para pushimeve të fundvitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për lajmin që tregon se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera dhe rajoneve shtesë në Itali dhe Austri në listën e re të karantinës.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për vende si: Portugalia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Hungaria dhe SHBA-ja, vende që janë shtuar në listë.

Konkretisht, kjo do të thotë: Kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë.

Veç këtyre, edhe tri rajone në Itali janë gjithashtu të reja në listën e karantinës: Në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Friuli-Venezia Giulia dhe Veneto janë përcaktuar të jenë subjekt i karantinës.

Çfarë bie në sy dhe çfarë natyrisht u intereson shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve tanë atje është fakti se vende si Kosova dhe Shqipëria nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.

Lista e plotë: Andora, Gjeorgjia, Jordani, Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.