Zvicër: Aksidetohet 18 vjeçari nga Kosova, tentoi t’i ikte nga policia me makinë të vjedhur

0
162

Katër të rinj janë aksidentuar të premtën e kaluar në kantonin e Zurichut.

Ata po përpiqëshin të iknin nga policia me një makinë të vjedhur.

18 vjeçari i cili edhe drejtonte makinën raportohet se është nga Kosova.

Ai u arrestua nga policia.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kantonit të Zurichut, ai nuk posedonte as patentë shofer.

Tutje në njoftim thuhet se dy nga të rinjtë përfunduan në spital me lëndime të lehta dhe makina u dëmtua thuajse tërësisht.

I riu nga Kosova kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.

Pas një ngasje të gjatë të makinës në autostradën A15, makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar.

E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë, njofton komunikata e Policisë së Zurichut përcjell Klan Kosova.

Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17 vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.

Komunikata e plotë nga Policia e Zurichut mund ta gjeni KËTU