“Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij”

0
173

Nga Bujar Asqeriu

Një artist më i mirë i joni merr pagën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës. Jo më kot, kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata, askush nuk e çau trapin për ta. Ata ikën me pengje në shpirt. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë kanë vila 5 apo 10 milionë euro, kjo është drama jonë e madhe, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut. Prandaj, ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Nuk kam fuqi unë dhe as ju ta përmbysim. Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne, e kuptoj që do na përqeshin, do nxjerrin gjuhën kur të kalojmë ne…