Zidane, tre kushte për t’i thënë po “Chelsea”-t

0
51

Zinedine Zidane dhe “Chelsea” është një martesë që mund të realizohet verën e ardhshme. Sipas “Sportmediaset”, francezi tre herë radhazi kampion europe me “Real Madrid”-in, si trajner është gati t’i thotë po “Chelsea”-t. Sipas portalit italian mësohet se francezi ka vendosur tre kushte për të nënshkruar me londinezët.

Fillimisht francezi për të marrë vendin e Maurizio Sarrit te “Chelsea” ka kërkuar garanci financiare për merkaton. Garanci që kap vlerën e 230 milionë euro për t’u shpenzuar gjatë verës së ardhshme. Së dyti, garanci se në skuadër do të qëndrojë Hazard, duke kërkuar rinovimin e kontratës me belgun dhe së fundmi kohë të mjaftueshme për të konsoliduar grupin.

Sipas portalit italian, klubi londinez ka kërkuar kohë për të vlerësuar këto kërkesa, teksa trajneri Sarri duket se i ka ditët e numëruara te “Le Blues”, pas një sezoni zhgënjyes./ATSH/OxygenPress.info