Zidane së shpejti me skuadër të re

0
40

Skuadrat më të mëdha evropiane do të dëshironin ta kenë Zinedine Zidanen në detyrën e trajnerit, por legjenda e futbollit botëror ende nuk ka marrë vendim se ku do ta vazhdojë karrierën.

Në verën e këtij viti, ai u largua nga Real Madridi, pas një suksesi të jashtëzakonshëm, duke triumfuar tri herë radhazi në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e kishte arritur askush më parë.

Rikthimi i tij në krye të një skuadre nuk është i largët dhe këtë e konfirmon djali i tij, Enzo.

“Ne të gjithë e dimë se sa e do babai im futbollin dhe sa i pëlqen të jetë trajner. Është shumë e mundur që ai të kthehet shpejt si trajner. Aktualisht po pushon për shkak është një gjë që nevojitet. Edhe pse drejtimi i Realit është gjë e bukur, është vërtet vështirë dhe kërkon punë”, deklaroi Enzo për Diario AS.

Manchester United dhe Bayern Munich janë dy skuadrat që përmenden si destinacion i mundshëm për Zidanen./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu