Zidane do të rikthehet, këto janë katër opsionet

0
79

Legjenda e futbollit francez dhe botëror, Zinedine Zidane po e mendon rikthimin në detyrën e trajnerit dhe me shumë gjasë kjo do të ndodhë në vitin 2019.

Pasi me real Madridin e fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve (nuk e kishe bërë askush më parë), ai vendosi të tërhiqej përkohësisht.

Gjithsesi, francezi dëshiron të kthehet sezonin e ardhshëm për të marrë drejtimin e një ekipi që ka një projekt afatgjatë, në të cilin mund të shfaqë idetë e tij dhe të punojë pa ndikimin e askujt.

Deri më tani, ofertat që po merren në konsideratë për rikthimin e tij janë: Manchester United, që me Jose Mourinhon nuk kanë arritur të tregojnë një stil loje dominuese, ashtu siç ishim mësuar të shihnim me Alex Ferguson.

Një opsion tjetër është PSG, një klub që ka vështirësi të mëdha në ndeshjet kyçe dhe kjo ka të bëjë me mungesën e hierarkisë në skuadër. Ekziston edhe opsioni i kombëtares franceze që ka qenë gjithmonë aty dhe oferta e fundit është nga Bayern Munich, të cilët çuditërisht janë mjaft të çorientuar këtë sezon.

Deri më tani United është në avantazh, por ka ende kohë për të marrë një vendim. Ndërkohë, një skuadër që e përcjell me interesim tërë këtë situatë është edhe Juventusi, aty ku Zidane është bërë emër i njohur i futbollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu